back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGjykata Speciale “luftë speciale” kundër Hashim Thaçit – nuk u lejua të...

Gjykata Speciale “luftë speciale” kundër Hashim Thaçit – nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, tani kërkohet t’i ndalohen edhe vizitat me vëllezërit

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me kufizime të rënda nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilat po prekin drejtpërdrejt edhe të drejtat e tij për kontakte familjare.

Rasti më i rëndë ndodhi në mars të këtij viti, kur babai i tij, Haxhi Thaçi, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë dhe qëndrimi të gjatë në QKUK, transmeton lajmi.net

Megjithëse Thaçi kishte pasur mundësi ta vizitonte të atin pak ditë para vdekjes, kjo ishte bërë nën masa të rrepta sigurie.

Gjykata nuk e lejoi pjesëmarrjen e tij në varrim, duke e lejuar të vizitonte familjen vetëm pasi ceremonia kishte përfunduar.

Tani, Gjykata dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, sipas Klan Kosovës, po kërkojnë ndalimin e vizitave të mëtejshme për Thaçin, përfshirë edhe ndalimin e kontaktit me tre vëllezërit e tij – Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi.

Ata janë përfshirë në një listë prej 14 personash që ZPS po synon t’i “zhdukë” përkohësisht nga jeta e Thaçit, deri në përfundim të gjykimeve ndaj tij – si për krime lufte, ashtu edhe për pengim të drejtësisë.

Sipas ZPS-së, ekziston rreziku që Thaçi të përcjellë mesazhe ose udhëzime të palejuara gjatë vizitave familjare, pavarësisht masave të sigurisë që janë vendosur.

Në kërkesën e tyre thuhet se rreziku nuk mund të eliminohet tërësisht, duke përmendur si shembull një thirrje me video të Thaçit me një të akuzuar tjetër në shkurt të këtij viti.

Këto zhvillime kanë ngritur shqetësime për shkelje të të drejtave themelore të të paraburgosurve dhe për standardet që po aplikon drejtësia ndërkombëtare në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz