Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jenuz Shurdhani është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Shurdhani e ka pranuar ftesën më 3 shtator të këtij viti, për t’u paraqitur më 17 shtator në zyrat e kësaj gjykate në Prishtinë, në cilësinë e dëshmitarit.
Kështu ka bërë të ditur Oranizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Kaçanik.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Ju njoftojmë se antari i shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami” z. Jenuz Shurdhani ka pranuar ftesën nga Gjykata speciale më 3 shtator 2020 për t’u paraqitur më 17 shtator 2020 në zyrat e kësaj gjykate në Prishtinë në cilësinë e dëshmitarit. Edhe Jenuz Shurdhani do ta dëshmojë si gjithë pjestarët e tjerë të UÇK-së se lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër për çka ka marrë edhe përkrahjen e NATO-s në krye me SHBA-në. Rroftë UÇK-ja! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Nderim luftëtarëve të lirisë!/Gazeta Sinjali/