Gjykata Speciale filloi me zgjedhjen e gjyqtarëve
Avis Benes, nga zyra e Maja Kociançiç, zëdhënëses së komisionares për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka thënë për gazetën “Zëri” se aktivitetet gjyqësore do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen.
Sipas saj, aktualisht po merren aktivitete logjistike dhe administrative, duke përfshirë këtu rekrutimin e stafit dhe një hap tejet të rëndësishëm, siç thotë ajo, tanimë paraqet zgjedhja e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar
Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) e kanë vlerësuar si hap tejet të rëndësishëm zgjedhjen e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar, por, siç thonë ata, aktivitetet gjyqësore nga Specialja do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen. Megjithatë, deri te funksionalizimi i kësaj Gjykate duhet të përmbushen edhe disa kushte, ku përfshihet plotësimi i pozitave me prokurorë, gjykatës dhe personelin mbështetës, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Lexo edhePolici dyshohet se ka shantazhuar institucionet për interes të biznesit familjar
Nga ana tjetër, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe me autoritetet holandeze, Dhomat e Specializuara tashmë janë vendosur në Hagë.














