Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar mediat se sot, më 24 janar 2026, duke filluar nga ora 14:00, janë caktuar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë lidhur me një rast penal në të cilin janë ndaluar 109 persona.
Sipas njoftimit zyrtar, personat janë ndaluar më 23 janar 2026 nën dyshimet për kryerjen e veprave penale manipulim me vota, raporton lajmi.net
Nga Gjykata bëhet e ditur se ky njoftim vlen vetëm për kohën e mbajtjes së seancave dëgjimore, ndërsa theksohet se procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.
Si rrjedhojë, numri përfundimtar i kërkesave dhe i personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i konfirmuar.
Gjykata shton se caktimi i seancave është bërë me qëllim të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit gjyqësor./Lajmi.net/