back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeGjykata në Ferizaj dënon një kompani dhe një person, për mashtrim me...

Gjykata në Ferizaj dënon një kompani dhe një person, për mashtrim me grant bujqësor

Të ngjajshme

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

Në një postim për instagram story, ish banori i...

Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë

Qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje që të...

“Familjes së Gjestit nuk iu desh edhe kjo, shpresoj të lirohet”

Influencerja Kosovare Rexhepi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata...

Kurti pret ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, uron Ditën e Shën Patrikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime

Në Kosovë linjat ideologjike të partive politike thuajse kurrë...

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj personit juridik “E.D&C” SH.P.K dhe personit përgjegjës V.H., për veprën penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit të gjykatës, trupi gjykues, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave personale e materiale, ka shpallur fajtor personin juridik “E.D&C” SH.P.K për veprën penale “Mashtrim”.

Kompania është dënuar me gjobë në shumën prej 6,000 euro, të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Ndërkohë, i pandehuri V.H. është shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim” dhe është dënuar me dy vjet burgim, si dhe gjobë prej 2,000 euro. Këto dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 15 maj 2019 në Ferizaj, kur i dëmtuari R.H. kishte shkuar në zyrën e biznesit “E.D&C” SH.P.K për të biseduar rreth përgatitjes së një plani biznesi për aplikim në një grant bujqësor, i cili pretendohej se financohej nga shtete të huaja.

I pandehuri V.H., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i kishte thënë të dëmtuarit se nëse paguante 4,280 euro në llogarinë e kompanisë, do të përfitonte një grant bujqësor – një traktor me vlerë rreth 25,000 euro.

I dëmtuari kishte bërë pagesën e kërkuar në bankë në emër të personit juridik dhe kishte dhënë edhe 800 euro shtesë për hartimin e planit të biznesit.

Megjithatë, sipas gjykatës, pas marrjes së parave i pandehuri nuk iu ishte përgjigjur më dhe nuk ia kishte kthyer mjetet, ndërsa i dëmtuari nuk kishte marrë asnjë grant.

Si pasojë, të dëmtuarit i është shkaktuar dëm material në vlerë rreth 5,080 euro.

Gjykata ka caktuar me aktvendim të veçantë masën e paraburgimit për të pandehurin, e cila do të zgjasë deri në momentin kur aktgjykimi të marrë formë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar, ndërsa ankesa paraqitet në Gjykata e Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Ferizaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz