back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeGjykata merr vendim për personin që goditi me kamionetë 22 vjeçaren shtatzënë...

Gjykata merr vendim për personin që goditi me kamionetë 22 vjeçaren shtatzënë në Prishtinë

Të ngjajshme

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

“21 janari”, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në...

“88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin...

SRKEK paralajmëron protestë në Kosova B: Pa punëtorë nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj personit i cili ka shkaktuar nj aksident ku si pasojë ka mbetur e lënduar rëndë një 22-vjeçare shtatzënë e cila pas lëndimeve të marra ka humbur edhe foshnjën.

Masën e paraburgimit e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, Zyrtarja për Informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

 

“Dje është mbajtur seanca dhe i është caktuar masa e paraburgim prej një muaj”, ka thënë Gashi.

I pandehuri ka shkaktuar aksident me kamionetën e tij të shtunën në ora 12:00 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, duke goditur 22-vjeçaren e cila ishte duke ecur në trotuar.

Ndërsa viktima T.H., 22-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e këtij aksidenti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

22-vjeçarja si pasojë e këtij aksidentit ka humbur foshnjën e saj, ndërsa ditën e enjte ajo pritet t’i nënshtrohet një operimi.

Shpend Fazliu, Zyrtar për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka treguar për Gazetën Insajderi se 22-vjeçarja të enjten do t’i nënshtrohet një operimi në Klinikën e Ortopedisë.

“Zyra për informim ju konfirmon se pacientja ndodhet nën mbikëqyrje intensive të stafit mjekësor të intensives qendrore. E njëjta pritet t’i nënshtrohet ditën e enjte një operacioni në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Fazliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz