back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rastin e deputetit Etem Arifi?!

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rastin e deputetit Etem Arifi?!

Të ngjajshme

I lë milionat në Arabi, Laporte zyrtarisht rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte është rikthyer në shtëpinë e...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero,...

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Gjykata Kushtetuese thotë që ende nuk ka vendim për Etem Arifin.

Burimet në këtë organ thonë që kjo lëndë është shqyrtuar.

Sot është kryeministër, nesër mund të mos jetë. Gjithcka varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ky institucion me datën 11 qershor ka marrë një kërkesë nga Lëvizja Vetëvendosje për rastin e deputetit, Etem Arifi.

Kjo parti ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë për antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të Etem Arifi për qeverinë Hoti.

Sipas VV, provat dëshmojnë që Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë, kësisoj ka humbur edhe mandatin e deputetit.

E Gjykata Kushtetuese duket që ka vendosur që këto prova janë të qëndrueshme si rrjedhojë e kanë rrëzuar votën e 61 e deputetit, Etem Arifi.

Kështu të paktën kanë thënë burime të Televizionit pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa kjo e fundit në një përgjigje zyrtare i ka thënë T7 që ende nuk ka një vendim për këtë punë.

Tutje sipas kushtetueses, afati 60 ditor për shqyrtimin e kësaj kërkese, fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues.

Argumentet e fundit janë dorëzuar në këtë Gjykatë në fund të muajit shtator që i bie se këtij organi i kanë mbetur vetëm edhe rreth 30 ditë për të dalë me një vendim për këtë rastin e Arifit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje vlerësojnë që gjyqtarët e gjykatës kanë presion për mos publikimin e këtij vendimi.

Sipas Çekut, kjo Gjykata po zvarrit edhe raste tjera që Vetëvendosje ka dërguar këtë organ.

Qeveria Hoti u votua me 61 vota minimale me 3 qershor të këtij viti. Prej fillimit këtë qeveri e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur ilegjitime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz