back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeGjykata kthen taksistët e dëbuar në Aeroportin e Prishtinës

Gjykata kthen taksistët e dëbuar në Aeroportin e Prishtinës

Të ngjajshme

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azem,i bëri të ditur se kanë fituar kontestin për kthimin e taksive në Aeroportin e Prishtinës, të cilët ishin larguar nga aty që nga viti 2012.

“Sot e përmbyllim një proces gjyqësor, që ka filluar në vitin 2013 me rastin e largimit të taksive nga ANP, ku pa të drejtë këta 30 taksistë u larguan. Megjithatë ne nuk lamë hapësirë pa shfrytëzuar dhe fatbardhësisht pas një gjyqi maratonik, ky proces përfundoi me një vendim. Gjykata Themelore besoi se largimi i taksive ka qenë jo valid”, tha Azemi në një konferencë për media.

Sipas tij, ky vendim e obligon komunën e Lipjanit që brenda 30 ditësh ta zbatojë vendimin.

Abaz Ajeti, kryetar i Shoqatës së Autotaksive tha se 30 taksi janë larguar nga Aeroporti dhe se tash pritet që këta punëtorë të kthehen në punë dhe të kompensohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz