back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeGjykata dënon Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn (DOKUMENT)

Gjykata dënon Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn (DOKUMENT)

Të ngjajshme

Kaderi tejet elegante në Milano

Modelja Kader Kicaj po duket tejet elegante gjatë qëndrimit...

Cristian Shpendi i kthehet golave në Serie B, ia siguron fitoren Cesenas

Futbollisti shqiptar, Cristian Shpendi ka shënuar gol për Cesenan...

Goli më i mirë i javës, Medon Berisha shënon nga gjuajtja e lirë në Serie A

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Udineses dhe Lecces...

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Klan Kosova ka siguruar aktgjykimin në të cilin shkruan se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, kështu duke e kryer veprën penale sulm.

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata i ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej një mijë e 250 eurosh, të cilin obligohet ta paguajë brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, pra një mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz