back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeGjurmët e gishtërinjve në armën e zjarrit 'tradhtojnë' shokun vrasës

Gjurmët e gishtërinjve në armën e zjarrit ‘tradhtojnë’ shokun vrasës

Të ngjajshme

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...
- Advertisement -

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Mario Meshinit për zbutje të masës së sigurisë. Meshini është një prej të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë

- Advertisement -

Ai, përmes avokatit të tij, kërkoi që të lirohet, pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Kasmit. Ai pretendon se Kasmin e ka pasur mik dhe se nuk është ai që e ka nxjerrë në pritë. Mirëpo, sipas dosjes hetimore, Mario Meshini, edhe pse ishte në vendin e ngjarjes dhe e pa të gjithë skenën e vrasjes, u largua dhe nuk njoftoi autoritetet, shkruan Panorama.

Në skenën e krimit u gjetën dy armë zjarri, ku në njërën prej tyre janë gjetur gjurmë të gishtërinjve të Mario Meshinit. Nga kamerat e sigurisë aty pranë, Meshini shihet që i drejton pistoletën viktimës, por pa e qëlluar dhe më pas e braktis atë. Nga ana tjetër, për vrasjen e Kasmit janë arrestuar edhe shtetasi grek Efthymios Efhymiuou, i cili dyshohet se është edhe personi që është paguar për të vrarë Kasmin, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari, që mendohet se e kanë ndihmuar grekun gjatë atentatit.

Ndërkohë, në kërkim është ende Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është organizatori i atentatit. Të gjithë këta, përveç Meshinit, dyshohet se bëjnë pjesë në një grup të strukturuar kriminal, që kryen vrasje me pagesë.

Efthymios Efthymiou ka ndjekur për disa ditë Devi Kasmin. Ai mendohet se është ndihmuar edhe nga Mario Meshini, i njohur me Kasmin, dhe aktualisht gjendet në burg. Ende nuk dihet motivi i vrasjes së Kasmit, por pista kryesore është e pazareve të drogës. Ditën e vrasjes, greku ka shkuar me motor pranë banesës së Kasmit dhe e ka qëlluar atë me pistoletë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz