BallinaLajmeGjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re: I përmend “marrëdhënie të...

Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re: I përmend “marrëdhënie të mira fqinjësore”, nuk e përmend Kosovën që ndodhet mes tyre

Të ngjajshme

Vidhen para të gatshme e stoli ari nga një banesë në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Mobilizimi që ndodhi para 27 vjetësh

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999,...

Përmendet misioni në Kosovë, NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën tonë

Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori drejtimin e diplomacisë shqiptare në qeverinë e re të Ramës.

Për punën e re të saj për marrëdhëniet me jashtë, Spiropali mori urime edhe nga homologë të saj, përfshirë vendet e rajonit.

Një i tillë i erdhi edhe nga Marko Gjuriq i Serbisë, i cili e uroi atë, por jo pa tentuar të thumbojë për Kosovën.

Gjuriq i përmendi asaj “marrëdhënie fqinjësore të mira” mes Shqipërisë e Serbisë, duke tentuar ta fshehë faktin se Shqipëria e Serbia s’janë shtete fqinje, duke e pasë në mes Kosovën.

“Urime për Elisa Spiropali për emërimin si Ministre e Jashtme. Pres me padurim të eksploroj mënyra për të avancuar më tej marrëdhëniet Serbi-Shqipëri përmes dialogut konstruktiv, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe lidhjes rajonale”.

Gjuriq u tregua edhe më ‘zemërgjerë’ me shqiptarët, duke e falënderuar ish-kryediplomatin Igli Hasani për bashkëpunimin dhe i uroi “suksese të vazhdueshme” në rolin e tij të ri.

Spiropali ia ktheu me mirënjohje urimin homologut serb, por ia potencoi “partneritetin rajonal” me Serbinë dhe që ai bazohet në frymën e integrimit europian.

“Faleminderit Marko Gjuriq për urimet tuaja të përzemërta. Ndaj angazhimin për të përmirësuar më tej marrëdhëniet Shqipëri-Serbi përmes dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, në frymën e partneritetit rajonal dhe integrimit në BE”, ka shkruar Spiropali në X.

Me marrjen e detyrës së re, Spiropali u zotua se do ta çojë përpara objektivin strategjik për Shqipërinë Europiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz