BallinaLajmeGjuha e Pecit drejt tij, Tahiri: Kulturë personale e secilit, mitrovicasve s’i...

Gjuha e Pecit drejt tij, Tahiri: Kulturë personale e secilit, mitrovicasve s’i bëjmë nder me qasje arrogante

Të ngjajshme

Lani bananet para se t’i konsumoni

Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

“Vëllai i Madh” nuk kursen, Greta përjashtohet nga gara

Greta Kazazi është përjashtuar nga gara e Big Brother...

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka theksuar rëndësinë e kulturës së respektit dhe sjelljes edukate në politikë, duke u shprehur kundër gjuhës arrogante dhe propaganduese.

Ai deklaroi në Rubikon se Mitrovica ka nevojë për një qeverisje që është afër qytetarëve, duke pasqyruar të vërtetën dhe potencialin e qytetit.

”Konsideroj që është kulturë personale e secilit dhe unë mbajë nivelin dhe edukatën time siç jam mësuar në familjen time. Por mandej është edhe një kulturë politike që kemi mësuar nga kryetari Bedri Hamza”, u shpreh ai kur u pyet mbi qasjen e ashpër të kundërkandidatit të tij nga VV, Faton Peci.

”Mitrovicasve nuk i bëjmë nderë me gjuhë e sjellje arrogante e propaganduese. Mitrovica ka nevojë për respekt, dinjitet e angazhim”, shtoi ai ndër tjera.

Rubikon: Si i tillë Peci po del i paedukatë sipas jush?

”Po e prezantoj çka unë mendoj dhe ndjejë dhe qytetari i Mitrovicës mirëpo edhe opinioni gjithandej e jep vlerësimin dhe përceptimin më të saktë dhe më të duhur”.

Derisa u shpreh dhe tejet mirënjohës për mbështetjen që mori nga kryetari aktual i komunës, Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër nga PDK.

”Është edhe hapje e rrugës, mirëpo është edhe mbështetje, që një lider i një gjenerate tjetër, i jep një gjenerate tjetër. Kemi qenë bashkë edhe në sfidat që kemi pasur gjatë qeverisjes. Është shembull në kuptimin e një lidershipi”.

”Respektoj të gjitha partitë politike në qytetin e Mitrovicës, kam raporte të mira të shëndosha, kam ndërtuar raporte me respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Janë qytetarët e Mitrovicës ata që më njohin edhe mua, por i njohin edhe ata, dhe ata do të vendosin për secilin prej nesh”.

Tahiri tutje vlerësoi edhe çështjet që sipas tij acaruan kundërkandidatin e tij Faton Peci, i cili rezultoi me gjuhë të papërshtatshme ndaj tij gjatë një paraqitjeje televizive, transmeton klankosova.tv.

”Kjo është ajo beteja, që është ballafaquar në një formë e vërteta, e sinqerta respekti, me anën tjetër”.

”Kam tentuar çdo herë ta pasqyrojë dhe promovojë të vërtetën, potencialin e Mitrovicës, bazuar në fakte dhe dëshmi”.

”Jam rrit në qytetin e Mitrovicës, i njoh të gjitha rrugët, kam pasur katër vite kontakte të vazhdueshme në komunën e Mitrovicës, me qëllimin që ta promovojë një qeverisje shumë afër qytetarit dhe një angazhim që i duhet qeverisjes së Mitrovicës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz