back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaBujqësi“Gjuha e kaltër” alarmon ministritë e bujqësisë në rajon

“Gjuha e kaltër” alarmon ministritë e bujqësisë në rajon

Të ngjajshme

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u...

Përzgjedhësi i Suedisë e vlerëson Kosovën, flet edhe për Isak

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka folur para...

E papritur, Lotina zmadhon gjoksin?

Duket se moderatorja Lotina Haziri ka bërë një ndryshim...

Epidemitë e kafshëve në vendet e Evropës Juglindore, ka bërë që të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm përfaqësues të ministrive të bujqësisë nga këto shtete

Zëvendësministri i Bujqësisë së Kosovës, Kurtan Kajtazi ka marrë pjesë në këtë takim, i cili është mbajtur më 25 Janar, në Podgoricë të Malit të Zi, ku temë e diskutimit ka qenë përballja me epidemitë e kafshëve në vendet e Evropës Juglindore, me theks të veçantë sëmundja “Bluetongue” e njohur si “Gjuha e kaltër”.

Kajtazi, sipas njoftimit nga ministria, ka thënë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës në vazhdimësi i ka mbështetur nismat rajonale për bashkëpunim dhe përafrim të politikave në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

Gjithashtu ka konfirmuar përkushtimin tonë si shtet për të rritur bashkëpunimin rajonal me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë dhe ushqimit, por edhe të mbrojtjes nga rreziqet që mund të na kanosen si regjion, duke shtuar se nevojitet koordinimi i përpjekjeve për ballafaqimin dhe tejkalimin e sëmundjes së kafshëve “Gjuha e kaltër” në nivel rajonal.

Ndër të tjera, Kajtazi ka thënë se Kosova gjatë këtyre viteve të paraqitjes së kësaj sëmundjeje nuk është atakuar në nivele të larta të saj, megjithatë rasti i bartjes së sëmundjeve tjera të shfaqura në regjion, siç ka qenë rasti i “Lumpi Skin Deseas” vitin e kaluar, është mësimi më i mirë që ne si shtete duhet të veprojmë në këto raste, andaj ka thënë se jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë dhe të bashkëveprojmë në drejtim të parandalimit dhe çrrënjosjes së sëmundjes “Gjuha e kaltër” dhe sëmundjeve tjera që mund të paraqiten.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për krijimin e kanaleve të përhershme të komunikimit në mes të institucioneve të vendeve të Evropës Juglindore në drejtim të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut, si dhe kontrollit dhe modeleve të çrrënjosjes së kësaj sëmundjeje.

Gjatë kësaj vizite, Zv. Ministri Kajtazi ka zhvilluar takime edhe me Ministrin e Bujqësisë së Malit të Zi, z. Milutin Simovic, i cili njëkohësisht është edhe Zv. Kryeministër i këtij shteti, si dhe Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Panariti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz