Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:40, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë, është kapur me radarë një automjet I tipit Audi.
Ai po voziste me shpejtësi prej 115 km/h në një zonë ku lejohej të vozitej 50 km/h.
Matja e shpejtësisë sipas Policisë së Kosovës është bërë me veturën zyrtare të pajisur me radar statiki, e që është pjesë e planit operativ për kontrollin e shpejtësisë në zonat me rrezik të shtuar.
“Ndaj shoferit A.N. (29 vjeç), është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, i njëjti është përjashtuar nga komunikacioni. Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: