Gjobiten dhe mbyllen disa lokale në Mitrovicë për mos respektim të masave kundër koronavirusit
03

Lexo edheE trishtë: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u ther 11 herë me thikë nga burri, ishte në rrezik për jetën

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK’ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit CoVid19 dhe respektimin e distancës fizike.
Komuna njofton se gjatë aksionit të sotëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfillur rregullave të lartpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore.
Sipas njoftimit, aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit

Lexo edheE trishtë: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u ther 11 herë me thikë nga burri, ishte në rrezik për jetën