back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeGjoba deri në 10 mijë euro, për ndryshimin e kilometrave të kaluar...

Gjoba deri në 10 mijë euro, për ndryshimin e kilometrave të kaluar në automjete

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...
- Advertisement -

Shumë herë ka ndodhur që veturave të vjetra t’ju ndryshohen kilometrat e kaluara. Pra, ato shiten me më pak kilometra në podometër (instrumentet matëse të makinës).

Me hyrjen në fuçi të Ligjit për Automjete, kjo dukuri pritet të marr fund. Këtë për Telegrafin e konfirmon edhe drejtori i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri.

“Ligji i ri parasheh ndëshkime të rënda për personat që i ndryshojnë kilometrat e automjetit”, ka thënë ai.

Kështu, në pesë pikat e Nenit 73 të Ligjit të ri për Automjete, thuhet:

“Kontrollimi teknik i mjeteve

1. Verifikimi i gjendjes teknike të mjeteve pjesëmarrëse në trafikun rrugor bëhet përmes kontrolleve teknike, procedurë në të cilën subjekti juridik për kontrollim teknik vlerëson të dhënat e mjetit, gjendjen e pjesëve, sistemeve dhe pajisjeve të mjetit dhe plotësimin e kërkesave tjera për mjetin, të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e lëshuara në bazë të tij.

2. Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – leximin e odometrit.

3. Dënohet me gjobë 2,000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

4. Dënohet me gjobë 10 mijë euro personi juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

5. Dënohet me gjobë 1,000 euro personi përgjegjës i personit juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit”, qartësohet në Ligj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz