back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaSportGjilani dhe Ballkani barazojnë, mbyllet xhiro e parë e Superligës së Kosovës

Gjilani dhe Ballkani barazojnë, mbyllet xhiro e parë e Superligës së Kosovës

Të ngjajshme

Nis takimi Trump-Zelensky

Takimi midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është duke...

Donald Trump e pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump e ka pritur Zelenskyn në Shtëpinë e...

Hamasi dakordësohet për armëpushim me Izraelin

Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi me...

Superliga e Kosovës e ka mbyllur xhiron e parë me një sfidë të zjarrtë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku skuadra vendase Gjilani priti nënkampionin aktual, Ballkanin.

Pas 90 minutave plot emocione dhe raste të shumta, takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ndeshja: Epërsi për Gjilanin, reagimi i Ballkanit

Gjilani e nisi ndeshjen me guxim dhe u shpërblye në minutën e 29-të, kur Aganspahic realizoi saktë nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0. Atmosfera në stadium u ndez, ndërsa vendasit fituan më shumë besim përballë një rivali të fortë si Ballkani.

Në fillim të pjesës së dytë, Gjilani ishte shumë pranë golit të dytë, kur pas një aksioni të shpejtë topi u ndal në shtyllë. Ky rast i humbur do të kushtonte, pasi në minutën e 66-të, Ismajlgeci realizoi një gol mjaft të bukur për Ballkanin, duke barazuar shifrat në 1-1.

Në minutat e mbetura, të dy skuadrat kërkuan golin e fitores, por portierët dhe pak saktësi në momentet vendimtare bënë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

Pas xhiros së parë, kryesojnë dy skuadra nga kryeqyteti

Me këtë barazim, Gjilani dhe Ballkani e mbyllin xhiron e parë të kampionatit në vendin e katërt dhe të pestë në tabelë. Në krye ndodhen dy skuadrat nga kryeqyteti, Prishtina e Re dhe Prishtina, që kanë nisur sezonin me fitore.

Ndryshe, Ballkani sivjet është cilësuar favorit për ta fituar  por që ky start bën që ajo dhe Drita – ndoshta nga lodhja që patën në ndeshjet në Europë – të bëjë që ata të kenë një fillim të vështirë. Kujtojmë që Drita humbi dje nga Ferizaj në ndeshjen e parë të Superligës.

Gjilani, në anën tjetër dha sinjale të forta se do të jetë një skuadër që do t’u shkaktojë probleme rivalëve të mëdhenj, sidomos në ndeshjet në shtëpi. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz