Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person të dyshuar për përfshirje në një rast të tentim vrasjes, i cili kishte ndodhur më 18 mars në Gjilan.
I dyshuari kishte arritur t’i shmangej autoriteteve për disa ditë, por u lokalizua dhe u arrestua më 26 mars, rreth orës 15:50, transmeton lajmi.net.
Pas ndalimit, ai është shoqëruar në stacionin policor, ku është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit, ndërsa procedurat ligjore ndaj tij pritet të vazhdojnë.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Kamenicës, Gjilan / 18.03.2026 – 13:40. Më datë 26.03.2026 rreth orës 15:50 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në lidhje me rastin e ndodhur më datën 18.03.2026 vrasje në tentativë i cili ka qenë në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./lajmi.net/