Franck Kessie, mesfushori i Atalantas, ka bërë për vete shumë skuadra të mëdha evropiane
Paraqitjet e mira me skuadrën e Atalantas kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të kërkojnë transferimin e mesfushorit, Franck Kessie.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë kërkohet nga Southampton, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Juventus dhe Inter, raporton Calciomercato.com
Ish anëtari i Ceseas këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje me Atalantan, derisa ka shënuar 4 gola.