Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka falenderuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për intervenimin në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit.
Tutje ai i ka shprehur ngushëllime edhe familjes Latifi për humbjen e më të dashurit të tyre.
”Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.” ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: