Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjetja e armëve në Mitrovicë të Veriut, Sveçla: Beogradi stimulon grupet terroriste

Gjetja e armëve në Mitrovicë të Veriut, Sveçla: Beogradi stimulon grupet terroriste

Të ngjajshme

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me...

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Ministri në deturë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për gjetjen dhe konfiskimin e dy raketahedhësve të krahut apo të njohura me termin “zolla” të prodhimit serb në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla ka theksuar se për nivelin dhe sasinë e armatimit të konfiskuar gjatë këtyre katër viteve të gjithë janë dëshmitarë.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cenimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se ‘janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vend’.

“Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar Sveçla.

Posimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit