Këngëtari i njohur, Gjesti nuk është se po tregohet edhe aq aktiv në rrjetet sociale.
Ndonëse numri i ndjekësve dukshëm i është rritur ditëve të fundit, një detaj tjetër këto ditë na ka rënë në sy, shkruan IndeksOnline.
Mes pak emrave që Gjesti ndjek në Instagram, është edhe faqja “gjesti.legend”, e cila herë pas here publikon video të momenteve të ndryshme të këngëtarit, gjatë qëndrimit të tij si banor në Big Brother Vip Albania.
E sigurisht, pjesë e këtij rrugëtimi ishte edhe Egli Tako, me të cilën ai nisi një romancë derisa ishte aty.

A është ky një sinjal, që Gjestit po i mungojnë momentet me këngëtaren shqiptare, dhe në këtë formë edhe po i kujton disa skena me të.

Se a ka mundësi që dyshja të ri-kthehen përsëri në krahët e njëri- tjetrit … koha do ta zbulojë të vërtetën../IndeksOnline/
