back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeGjest i mirë i mërgimtarit, dhuratë gratis një “Mercedes Kombi”, për shërbimet...

Gjest i mirë i mërgimtarit, dhuratë gratis një “Mercedes Kombi”, për shërbimet e varrimit

Të ngjajshme

Fatmir Limaj pas protestës thotë se Kuvendi dështoi në monitorimin e Gjykatës Speciale

Fatmir Limaj, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka...

Nis festa në ‘Old Trafford’, Šeško niset drejt Manchesterit

Manchester United ka goditur fuqishëm në merkato duke siguruar...

Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, nesër pritet...

Mërgimtari nga Zhegra, Gazmend Dema me punë të përkohshme në Zvicër ka ofruar dhuratë një “Mercedes Kombi”, i cili sipas kryeimamit Iljaz Mustafa do të përdoret për nevojat e ceremonisë së varrimit dhe të gjitha nevojave tjera që ka BIK-u.

Gazmend Dema nga Zhegra ka gëzuar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ceremoninë e varrimit, pasiqë tash e tutje ata do të kenë në dispozicion një “Mercedes Kombi”. Kjo dhuratë i është dorëzuar të mërkurën Naim Aliut kryetar i BIK-ut në Gjilan.

Naim Aliu e ka çmuar lart kontributin e Gazmend Demës dhe ka thënë se tash e tutje do ta kenë më të lehtë për të ndihmuar të gjitha kategoritë që janë nevojtare. “Një falënderim shumë i veçantë për këtë mërgimtar, bamirës e human në zemër e në shpirt. Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat” ka thënë me këtë rast Naim Aliu./rajonipress/

- Advertisement -

Të Fundit