back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditGjermania pritet të vijë me “lehtësim taksash” për bizneset që investojnë në...

Gjermania pritet të vijë me “lehtësim taksash” për bizneset që investojnë në makina elektrike

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Ministria e Financave planifikon të ndryshojë rregulloret tatimore për ta bërë blerjen e një makine tërësisht elektrike më tërheqëse për kompanitë në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rregullore speciale që synon të zbatohet për blerjet midis korrikut 2025 dhe dhjetorit 2027.

Kështu, siç theksohet më tej, firmat që blejnë një makinë të re elektrike për përdorim biznesi në Gjermani duhet të jenë në gjendje të zbresin 75% të kostove nga taksat e tyre në vitin e blerjes, sipas një projektligji të vënë në dispozicion të dpa-së në Berlin të shtunën.

Në vitin pas blerjes, mund të zbritet 10%, në vitin e dytë dhe të tretë pasues nga 5% secila, në vitin e katërt 3% dhe në vitin e pestë 2%.

Qeveria e re federale në Berlin ka njoftuar një projektligj të ri parlamentar, të quajtur Ligji për një Program të Menjëhershëm Investimesh Tatimore për të Forcuar Gjermaninë si Vendndodhje Biznesi, i cili synon të stimulojë investimet private.

Drafti është dërguar në departamente të tjera, të cilat tani mund të komentojnë mbi të.

Planet kërkojnë miratimin e të dy dhomave të parlamentit gjerman, Bundestagut dhe Bundesratit.

Një “nxitës investimesh” i njoftuar më parë nga Ministri i Financave, Lars Klingbeil është planifikuar gjithashtu. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz