back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeGjermania përballet me rritje të rasteve me koronavirus, eksperti paralajmëron: Vala e...

Gjermania përballet me rritje të rasteve me koronavirus, eksperti paralajmëron: Vala e katër do të vijë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Numri i të infektuarve kryesisht nga varianti Delta po shtohot në të gjithë botën. Në një dalje publike presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekësisë, Frank Ulrich Montgomery tha se heqja e kufizimeve në kontaktet tona dhe hapja e gjithçkaje do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.

Sipas tij nëse vala e katërt do të jetë një “spërkatje” apo një stuhi, varet nga ne.

“Tani për tani, numri i njerëzve të infektuar në Gjermani po dyfishohet çdo javë. Heqja e kufizimeve në kontaktet tona dhe hapja e gjithçkaje do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Kushdo që e bën atë rrezikon ardhjen e valës së katërt të Covid.. “Në vend të kësaj, ne duhet të ecim përpara gradualisht dhe në një mënyrë të kontrolluar: të mos hapim gjithçka menjëherë, por gradualisht të lejojmë më shumë kontakte.”tha Montgomery në një intervistë ai.

“Ka mesazhe shpresëdhënëse që trajtimet me koronavirus janë përmirësuar, se njësitë e kujdesit Intensiv janë më me përvojë dhe se qytetarët e vaksinuar do të përjetojnë efekte më pak serioze në shëndetin e tyre. Por le të mos harrojmë se sa mashtruese ishin numrat e infeksioneve verën e kaluar dhe çfarë force shkatërruese ka krijuar virusi që prej asaj kohe. Vala e katërt do të vijë. “Nëse do të vijë si një spërkatje e lehtë ose si një stuhi varet nga ne, ” tha ai .

Të Fundit

Sport

ShowBiz