Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se Berlini ndan të njëjtin qëndrim lidhur me çështjen e regjimit në Teheran. Ai theksoi se Gjermania është “në të njëjtën linjë për sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran”.
Merz shtoi se situata aktuale kërkon vendime të forta, duke nënvizuar se “në fakt, ka shumë njerëz të këqij në këtë botë”, transmeton lajmi.net.
Duke folur për zhvillimet e fundit, kancelari gjerman u shpreh me shpresë se veprimet e ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane do të çojnë drejt një zgjidhjeje përfundimtare. “Shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur një qeveri vërtet të re në vend”, deklaroi ai, duke shtuar se pret që lufta në Iran të marrë fund sa më shpejt.
Në fund, Merz bëri të ditur se është i kënaqur për komunikimin me presidentin amerikan gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke e cilësuar të rëndësishëm bashkëpunimin në kohë sfiduese./lajmi.net/