Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeGjermania kundër Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalemin (VIDEO)

Gjermania kundër Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalemin (VIDEO)

Të ngjajshme

Gjermania ka treguar edhe zyrtarisht se nuk i qëndron krah Kosovës në vendosjen e Ambasadës kosovare në Jerusalem.

Qëndrimin për këtë e kanë dhënë shkurt e qartë nga zyra e Kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.

”Qeveria e Gjermanisë e përgëzon Kosovën për njohjen nga Izraeli. Në të njëjtën kohë ne e sjellim në vëmendje qëndrimin unik që e ka Bashkimi Europian në lidhje me kryeqytetin e Izraelit dhe për këtë arsye të gjitha ambasadat e BE-së janë të vendosura në Tel Aviv”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë nga Berlini.

Para një jave vetëm një ditë pas nënshkrimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se bartja e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në qytetin e shenjtë nuk është në pajtim me aspiratat integruese të vendit.

BE-ja brenda vetes ka një problem të madh në raport me Prishtinës zyrtare.

Nga 27 vende anëtare pesë prej tyre nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Faruk Ajeti nga Instituti Austriak për marrëdhënie ndërkombëtare në Vjenë, thekson se vendet aspirante për anëtarësim në BE duhet të përshtatin politikat e tyre të jashtme me ato të Brukselit.

Por, sipas tij Europa në krejt këtë histori po tregon standarde të dyfishta karshi Kosovës kjo pasi që një vend i vogël siç është ajo nuk mund të ketë aq ndikim në skenën ndërkombëtare.

Njohja Kosovë-Izrael është derivat i zotimeve të nënshkruara për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

 

- Advertisement -

Të Fundit