BallinaLajmeGjermania krijon 8 mijë vende pune në Kosovë

Gjermania krijon 8 mijë vende pune në Kosovë

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Gjermania do të vazhdojë kontributin në Kosovë, derisa do të investojnë në fushën e energjisë alternative, ku parashihet të sigurohet më shumë rrymë dhe rreth 8 mijë vende pune.

Gjermania mbetet një mike e Kosovës dhe vazhdon kontributin e madh në sektore të ndryshme, shkruan Albinfo.ch.

Kjo u konfirmua edhe pas takimit që kishte ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj, me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets.

Ambasadorja gjermane ka thënë se kontributi i Gjermanisë do të vazhdojë në Kosovë dhe bashkëpunimi në mes dy vendeve do të jetë i lartë. “Projektet, apo investimet të cilat vetëm se janë duke u zhvilluar ishin në fushën e energjisë alternative. Projekte këto të cilat do të zhvillohen në zona të ndryshme të Kosovës dhe parashihet të sigurojnë rrymë shtesë dhe do të gjenerojnë rreth 8000 vende të reja të punës. Po ashtu, ambasadorja Viets konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në të mirë të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministrja Ahmetaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Gjermanisë dhe konsideron se Gjermania është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz