Gjermania forcon sigurinë në aeroporte/ Vendosen sisteme kundër dronëve
dp

Lexo edheDitë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona

Gjermania ka nisur instalimin e sistemeve të reja kundër dronëve në tetë aeroportet më të mëdha të vendit, pas rritjes së incidenteve të sigurisë pranë zonave aeroportuale.
Teknologjia e re synon të zbulojë dhe neutralizojë dronët e paautorizuar që mund të paraqesin rrezik për avionët dhe pasagjerët.
Sistemet po instalohen në aeroportet e Frankfurtit, Berlinit, Mynihut, Düsseldorf-it, Stuttgartit, Hamburgut, Leipzigut dhe Këlnit.
Vendimi vjen pas disa incidenteve, përfshirë një rast në Leipzig, ku dyshohet se një dron që mund të transportonte eksplozivë u gjet pranë një avioni ukrainas të ngarkesave.

Lexo edheDitë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona