Gjermania dhe Franca fond 1 miliard eurosh në mbështetje të startupeve dixhitale
03
Lexo edheSensor me prekje në çdo pjesë të iPhone-ve të rinj
Ministri Gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, tha ditën e Marte se dëshiron një bashkëpunim të ngushtë me Francën për të investuar plot 1 miliard dollar në ndihmë të startupeve dhe ekonomive dixhitale.
“Duhet të kemi objektiva ambiciozë,” tha Gabriel gjatë një konference të përbashkët Franko Gjermane për dixhitalizimin. “Kapitali është ajo që i mungon këtij sektori,” vijoi Ai.
Gabriel shtoi se Europa nuk duhet të mbajë qëndrime dogmatike ndaj dixhitalizimit ashtu siç bën me politikat e borxheve. (CIO Albanian)

Lexo edheSensor me prekje në çdo pjesë të iPhone-ve të rinj