BallinaBotëGjenerali turk rrëfen planin e grushtit të shtetit

Gjenerali turk rrëfen planin e grushtit të shtetit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Një ish-komandant i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Akin Ozturk ka rrëfyer planifikimin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Këtë raporton agjencia vendase e lajmeve “Anadolli”, e cila pretendon se Ozturk i ka thënë hetuesve se ka vepruar me qëllimin e organizimit të një puçi ushtarak.

Fotografitë e gjeneralit, të publikuara nga e njëjta agjenci, e tregojnë gjeneralin me disa plagë në kokë e në pjesën e sipërme të trupit. Më herët, ai kishte mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje e madje këmbëngulte se ishte përpjekur ta ndalonte përpjekjen e rrëzimit të pushtetit.

Ndërkohë, kryetari i njësisë bashkiake të Sislit në Stamboll është qëlluar me plumb në kokë në zyrën e tij. Nuk dihet ende nëse episodi ka lidhje me tentativën për grusht shteti të së premtes.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz