BallinaLajme​Gjeneral Ulutas: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për...

​Gjeneral Ulutas: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 33 vendet kontribuese me trupa në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Duke shënuar këtë takim kolektiv me përfaqësuesit e vendeve kontribuese me trupa, Gjenerali Ulutaş përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të tij në të ardhmen.

“Ai riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet nw njoftimin e KFOR-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz