BallinaLajmeGjendja e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë në Podujevë mbetet shumë...

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë në Podujevë mbetet shumë e rëndë – QKUK jep detaje

Të ngjajshme

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Një burrë dhe një grua kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Majac të Podujevës.

Burri ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua e moshës 73 vjeçe, ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate gjatë trajtimit në QKUK.

Në QKUK po trajohet edhe e dyshuara për vrasjen, e cila gjendet gjithashtu në gjendje shumë të rëndë pasi ka plagosur veten dje.

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra e lindur në vitin 1995 , të sjella me autoambulancë nga Podujeva, si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit. Menjëherë pas pranimit, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme emergjente. Të dy pacientet janë pranuar në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, dhe janë intubuar me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë QKUK.

Ata kanë treguar se e dyshuara është dërguar në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit janë duke vazhduar trajtimin intensiv, ndërsa Miradije Gashi, e moshës 73 vjeçe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor ka ndërruar jetë.

Për të dyshuarën që nga mediat është identifikuar si Ardita Gashi, QKUK ka thënë se gjendja mbetet shumë e rëndë.

“Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, ka njoftuar QKUK. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz