back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaBotëGjendet zgjidhja e sëmundjes së gjumit që prekte gjithë banorët e fshatit

Gjendet zgjidhja e sëmundjes së gjumit që prekte gjithë banorët e fshatit

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Misteri i Kalachi, fshatit që ndodhej në Kazakistan ku sëmundja e gjumit bënte që banorët të binin në gjumë për ditë të tëra si pa ndjenja, duket se është zgjidhur.

Për thuajse tre vjet banorët e fshatit kazak i njohur ndryshe si “Sleepy Hollow”, kanë vuajtur nga epidemia e gjumit, ku njerëzit i kaplonte gjumi papritur, gjendje që vijonte për ditë me radhë, madje deri në një muaj.

Njerëzit përfshiheshin nga halucinacione të çuditshme, sidomos fëmijët, ku në një rast një vajzë kishte thënë se në vend të fytyrës së nënës shihte të djallit, ndërsa një fëmije tjetër i dukej sikur njerëzit rreth tij fluturonin.

Tashmë misteri i këtij fshati duket se është zgjidhur. Sëmundja e çuditshme është shkaktuar nga një minierë e vjetër urani e epokës sovjetike, në periferi të fshatit, e cila ka nxjerrë nivele të larta monoksidi karboni, duke helmuar banorët.

“Pas analizave të shumta mjekësore, studiuesit konfirmuan se monoksidi i karbonit është shkaku u epidemisë së gjumit në fshatin Kalachi”, tha për MailOnline Berdybek Saparbayev, zv.presidenti i Kazakistanit.

Tashmë që shkaku është i njohur banorët e Kalachi do të evakuohen dhe do t’u jepen shtëpi të reja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz