Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
BILLI
Lexo edheArrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të enjten në Mitrovicë.
Policia raporton se, një mashkull k/serb është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.
“Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thotë policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.
Lexo edheArrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’
Ndërkaq, policia nuk ka treguar nëse vdekja ka ardhur si pasojë e të shtënave me pistoletë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.