back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëGjendet skulptura e refugjatit nga Drenica që u zhduk në Suedi

Gjendet skulptura e refugjatit nga Drenica që u zhduk në Suedi

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Është gjetur skulptura e Gëzim Dervishit.

Skulptura e Gëzim Dervishit nga Drenica ishte vendosur në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, për fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe dhe për fëmijët që u detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre së bashku me familjet, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, kjo skulpturë është vjetur gjatë natës së të shtunës.

Siç raportojnë mediet suedeze, kjo vepër artistike e Gëzim Dervishit që ishte e vendosur në liqenin e këtij qyteti ishte zhdukur dhe askush nuk ka parë asgjë, transmeton lajmi.net.

Sipas “Västerbotten News”, skulptura e Gëzimit është gjetur pasditen e sotme në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefteå.

Në anën tjetër, policia e këtij qyteti i ka bërë thirrje qytetarëve se nëse e kanë parë dikë duke e larguar apo kanë dëgjuar diçka, të mos hezitojnë dhe të paraqiten në polici e të japin dëshmitë e tyre.

Thomas Lundgren, shef i Njësisë në Komunën Skellefteå, ka thënë për Västerbotten News, se skulptura do të kthehet në vendin që ka qenë.

“Plani është ta kthejmë atë në vendin ku ishte më parë”, deklaroi ai.

Gjetjes së saj i është gëzuar edhe vet Gëzimi.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Lajm i mirë është gjetur prapë statuja ime lajm i mirë ë” ka shkruar vetë Gzimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz