Gjatë mbrëmjes së sotme një person është gjetur pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Xhelal Hajda’’ në Prishtinë rreth orës 19:00.Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Polcisë së Kosovës për Indeksonline.
‘’Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes’’ thuhet në njoftimin e PK-së.
Më tutje është bërë e ditur se Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit./Indeksonline/