Logo
← Back

Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina që ishte zhdukur para disa javësh

By 01
Featured image for Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina që ishte zhdukur para disa javësh

Është gjetur pa shenja jete sotiI moshuari nga Prishtina, Enver Berkolli, i cili para rreth një muaji ishte raportuar si i zhdukur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Tahiri së bashku me një grup vullnetarësh ishin angazhuar në kërkimin e të ndjerit.

“Posa u informova se Enver Berkolli është gjetur pa shenja jete. Ndjej dhimbje dhe pikëllim të thellë me familjen Berkolli. Në emër timin dhe në emër të të gjithë vullnetarëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Related Posts