back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeGjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit, policia jep...

Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit, policia jep detaje!

Të ngjajshme

“Lewa” i madh, shënon ndaj Mallorcës së Muriqit

Barcelona ka shënuar golin e epërsisë ndaj Mallorcës. Është polaku,...

“Liria ka Emër” merr mbështetje nga Ali Ahmeti, për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe...

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit.

Policia ka njoftuar edhe se viktima është gjetur sot nga familjarët, dhe se, njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.

‘’Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete’’, është thënë nga Policia.

Tutje, Osmani ka bërë të ditur edhe se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se, me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML.

‘’Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion’’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz