Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
03
Lexo edheBahtiri as në vitin 2019 nuk shpenzoi asnjë cent nga kartela zyrtare bankare e kryetarit të komunës (Dokument)
Një person është gjetur i vdekur në Mitrovicë, të shtunën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ka bërë të ditur Policia.
Bëhet fjalë për një mashkull, rreth 70-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në fshatin Suhodoll, afër urës së këtij vendbanimi.
Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se të gjitha ekipet policore dhe prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Lexo edheBahtiri as në vitin 2019 nuk shpenzoi asnjë cent nga kartela zyrtare bankare e kryetarit të komunës (Dokument)
Ai ka treguar se trupi i personit të pajetë është dërguar për obduksion.