Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë
dp

Lexo edhe“Për pesë vite, urimin nga Haga e mori vetëm përmes telefonit”, nëna e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se bazuar në rrethanat fillestare dyshohet për vrasje të rëndë.
Trupi është dërguar për autopsi dhe identifikim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedural ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Ahmeti.

Lexo edhe“Për pesë vite, urimin nga Haga e mori vetëm përmes telefonit”, nëna e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin