BallinaLajmeLajmet e FunditGjendet 7-vjeçari nga Kosova, kishte humbur në plazhin e Shëngjinit

Gjendet 7-vjeçari nga Kosova, kishte humbur në plazhin e Shëngjinit

Të ngjajshme

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Një fëmijë nga Kosova është gjetur falë policisë në Shqipëri dhe vrojtuesve bregdetarë pasi kishte humbur në plazhin e Shëngjinit.

Sipas njoftimit të policisë, fëmija 7-vjeçar i është dorëzuar familjes në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ishte larguar nga prindërit, por për fat të mirë falë reagimit të shpejtë dhe pas rreth një orë kërkimesh intensive në terren, i mituri ishte lokalizuar.

Postimi i plotë:

Shëngjin

Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve bregdetarë bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 7-vjeçar nga Kosova.

Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Rendit të planifikuara me shërbim në zonën e plazhit në Shëngjin, së bashku me patrullat me biçikleta dhe vrojtuesit bregdetarë, u angazhuan dhe koordinuan veprimet për gjetjen e fëmijës.

Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.

Nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit bregdetarë për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz