back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeGjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se iu përkasin viktimave...

Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se iu përkasin viktimave të luftës

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se iu përkasin viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar se...

Eugen Cakolli : VV nuk mundet me thirrë seancë pa i dëshmuar presidentes se i kanë 61 numra

Pas raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e...

Diola dhe Erolldi udhëtojnë në këtë vend ekzotik

Pas një udhëtimi të paharrueshëm në Japoni për ditëlindjen...

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar se sot, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në veri të Mitrovicës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se i përkasin viktimave të luftës.

Ky Komision ka njoftuar se informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, që me raportimin e tyre kontribuojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur”, thuhet në njoftimin e këtij Komisioni. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz