Një rast i dyshuar për armëmbajtje pa leje është regjistruar mbrëmjen e 10 shkurtit 2026 në fshatin Dobrosevinë të Zubin-Potokut.
Sipas policisë mbrëmë rreth orës 23:20, gjatë patrullimit në terren, njësia policore ka kontrolluar një shtëpi të braktisur, ku janë gjetur dy granata dore të tipit M-57. Në po të njëjtin lokacion janë gjetur edhe dy këmisha dhe një fanellë me shenja policore.
“Fsh. Dobrosevina, Zubin-Potok / 10.02.2026 – 23:20. Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi të braktisur ka gjetur dy granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore, lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr dëshmitë e gjetura. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.