Një burrë derisa po punonte në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, gjatë gërmimeve ka hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetet në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident.
“Fsh. Selishtë, Gjilan / 22.03.2026 – 16:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/