back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeGjeloshaj: Do t’i propozoj Qeverisë që ta detyrojë kompaninë kineze në sistemet...

Gjeloshaj: Do t’i propozoj Qeverisë që ta detyrojë kompaninë kineze në sistemet kryesore të komunikimit nga Mali i Zi

Të ngjajshme

The Athletic: Lewandowski do të largohet nga Barcelona në vitin 2026

Raportohet se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona...

Venezuela miraton fluturimin për riatdhesimin e emigrantëve, nga SHBA-ja

Autoriteti Aeronautik i Venezuelës ka marrë një kërkesë nga...

Laporta e bën ‘kurban’ yllin e madh për ta sjell Alvarezin të Barcelona

Sonte Barcelona përballet me Atletico Madrid në një përballje...

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Mos na e bajë dertin neve – shihemi më 28 dhjetor

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Si Zëvendëskryeministër për Politikën Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, mbështes plotësisht qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi rreziqet serioze të sigurisë që paraqesin pajisjet e prodhuesve kinezë në sistemet kryesore të komunikimit, njoftoi Zëvendëskryeministri për Politikën Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Si aleat i NATO-s, siç thekson ai, Mali i Zi duhet të ndjekë standardet më të larta euroatlantike të sigurisë.

“Kjo është arsyeja pse, përmes ndryshimeve në ligj që unë iniciova, ne siguruam që Qeveria të ketë një bazë të qartë ligjore për të kufizuar ose ndaluar përdorimin e pajisjeve që kërcënojnë sigurinë kombëtare”, thotë Gjeloshaj.

Ai shton se në këtë frymë, do t’i propozojë Qeverisë që ta detyrojë kompaninë One të heqë nga përdorimi pajisjet Huawei dhe ZTE, si dhe që qendra e re shtetërore e të dhënave të mos jetë e pajisur me teknologji nga prodhuesit e listuar ose furnizues të tjerë me rrezik të lartë.

“Mali i Zi duhet të ndërtojë sisteme dixhitale të sigurta, moderne dhe të besueshme në bashkëpunim të plotë me partnerët e tij kryesorë: SHBA-në dhe aleancën e NATO-s”, përfundon Gjeloshaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz