Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, kanë ndaluar 28 persona të ndryshëm, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë pesë kërkesa të ndryshme për caktimin e masës së paraburgimit
Akuzat që i ka ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë janë: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substance psikotrope ose analoge”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Lidhja e paautorizuar në shërbime”, “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.