Gjashtë të lënduar pas zjarrit në kampin e refugjatëve në Mitrovicë
BILLI

Lexo edheBedri Hamza: Paga minimale do të rritet në 300 euro

Në orët e hershme të mëngjesit, kampi ku janë të strehuar refugjatët sirianë dhe persona tjerë nga vendet tjera ka marrë flakë, shkruan Gazeta Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Po0licisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai tha se nuk dihet ende se cilat janë rrethanat e përhapjes së zjarrit që është shkaktuar në një pjesë të kampit ku strehohen refugjatët.

Lexo edheBedri Hamza: Paga minimale do të rritet në 300 euro
“Nuk është djegur në tërësi kampi por vetëm një pjesë që është në shfrytëzim të tyre. Aktualisht në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia e Kosovës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Janë duke u bërë hetime. Këto janë informacionet fillestare për rastin. Të lënduar nuk ka . gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të djegies së syve nga tymi i zjarrit dhe të njëjtit janë kthyer prapë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai për Express.