

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë regjistruar gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).
Ndërsa sot janë shëruar dy persona.
“Sot më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë). Sot më 25 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/



