BallinaRegjionaleDrenasGjashtë persona plagosen në Drenas, pesë me armë e një me mjet...

Gjashtë persona plagosen në Drenas, pesë me armë e një me mjet të fortë

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe një është lënduar rëndë me mjet të fortë, gjatë ditës së dotme në Drenas. Të njejtit po trajtohen në QKUK. Ende nuk dihen motivet që çuan deri te kjo ngjarje.

Rastin për Express e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës. Ai tha se nga ky incident janë lënduar gjashtë persona, pesë prej tyre me armë dhe një me mjet të fortë.

“Me date 17.02.2018, rreth ores 16:30, nga qendra emergjente ne Drenas, policia ka marre informacionin se pese persona te plagosur nga arma e zjarrit dhe nje tjeter i lenduar nga mjete te forta kane kerkuar ndihmen mjekesore”, tha Borovci për Express.

Policia po punon në zbardhjen e rastit. Ky rast ndodhi në ditën kur po shënohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

“Aktualisht policia eshte duke hetuar rrethanat qe kane sjelle deri tek kjo ngjarje dhe po punon per zbardhjen e motiveve te saje. Te plagosurit jane transferuar per ne QKUK – Prishtine”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz